Halitosis? Si ta zgjidhni kete problem për të jetuar në harmoni me veten dhe me të tjerët
Termi "Halitosis" tregon erën e pakëndshme te ajrit qe vjen nga goja gjatë frymarrjes dhe në momentet kur ne jemi në bisedë me të tjerët. Edhe pse nuk është një çrregullim që ndikon në një numër të konsiderueshëm të personave është një problem i ndjerë.
Shkaqet e shfaqjes së këtij çrregullimi mund të jenë të llojeve të ndryshme ne baze te klasifikimeve të veçanta të ketij shqetsimi, por kryesisht varen nga bakteret e pranishme në gojë. Në gojën tonë, rriten dhe shumohen rreth 700 lloje bakteresh që janë shkaku kryesor i simptomeve tuaja, të tilla si sëmundjet e mishrave te dhembve ose prania e kariesit.
Edhe halitosis shkaktohet nga prania e disa llojeve të këtyre baktereve te cilat ndërveprojnë me disa substanca, të quajtura komponimet e squfurit të paqëndrueshme (VSC), duke krijuar te ashtuquajturen "eren e keqe te gojes". Këto substanca gjejn një mjedis të favorshëm në gojë për shkak të pranisë së baktereve dhe behen shkaku kryesor i eres se keqe.
Në një raport të vogël të individëve halitosis është e lidhur me praninë e sëmundjeve sistemike të tilla si ato te aparatit tretes. Në këtë rast, ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.
Varësisht nga llojet e ndryshme të halitosis ketu mund te gjini shkaqet
HALITOSIS FISIOLOGJIKE: Tregon ndjesin e eres së keqe nga goja pas zgjimit
PARAALITOSI: Shkaktuar nga veset e keqija dhe menyrat e demshe te jetesës (duhani, alkooli, ushqime të veçanta)
ALITOFOBIA: individi beson se vuan nga halitosis, kur në realitet nuk eshte ashtu
HALITOSI PATOLOGJIKE: Halitosis që mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet diagnozës/trajtimit te duhur
Tek kjo e fundit shkaqet kryesore janë ndërveprimet mes komponimeve të squfurit të paqëndrueshme dhe baktereve që jetojnë në gojë: pllaka bakteriale, gurezat, pështyma, qelbi dhe infeksioni, gjaku dhe siperfaqja e gjuhes.
Presenca e baktereve mbi gjuhe është në fakt shkaku kryesor i halitosis.
Për këtë arsye duhet të bëni vizita me dentistin tuaj, për të folur për këtë problem dhe së bashku te arrini të zgjidhni atë në mënyrën më të mirë të mundshme me ane te një kure te posacme per pacientit pikerisht ne baze me gjendjen e tij.
Gjithashtu eshte i rëndësishem ushtrimi i higjienës orale korrekte në shtëpi, duke përfshirë
1. Larjen e dhembve të paktën 3 herë në ditë për 2/3 minuta
2. Fijen e dhembve për të hequr pllakën që ndalon në mes te dhembve dhe mund të shkaktojë eren e keqe
3. Larjen e sipërfaqes se gjuhës pas larjes se dhembve
4. Shpërlarjen me një gargarë specifike per halitosis
Dott.ssa Dahirida Rami
Studio Dentistico il Mulino
Corso Alessandria, 4
14100 - Asti
Telefono 0141 437151
E mail info@lostudiodentistico.it
Sito web www.lostudiodentistico.it