Të dashur lexues,
Sezoni i festave po afron dhe duke ju uruar Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, përfitoj nga rasti për tju lënë disa këshilla për higjienën e gojes tuaj sidomos në këtë periudhë ku ëmbëlsirat janë një domosdoshmëri në tryezë!
Këtu me poshte do te gjeni 10 këshilla praktike të dhena nga ADA (American Dental Association)
1. Konsumimi i ëmbëlsirave ne periudhen e Krishtlindjeve dhe ushqimeve të tjera të pasura me sheqer rrit ambientin acid në gojë dhe bakteret qe prodhojn kariesin. Prodhimi i pështymës gjatë ngrënies ndihmon për të neutralizuar acidet e prodhuara nga bakteret ne gojë dhe largon grimcat e sheqerit nga dhëmbët.
2. Shmangni karamele dhe ëmbëlsira të tjera që qëndrojnë në gojë për një kohë të gjatë, ushqimet me sheqer që mbeten në gojë për një kohë të gjatë janë shkaku i kariesit.
3. Shmangni ëmbëlsirat që rrinë në dhëmbë. Kërkojnë më shumë kohë për t'u larguar nga pështyma, duke rritur rrezikun e prishjes së dhëmbëve.
4. Pini sa më shumë ujë. Ujë mineral qe permban sidomos fluor.
5. Mbani një dietë të shëndetshme sa me te pershtatshme per mendjen dhe per trupin tuaj.
6. Shmangni pije me sheqer. Kur dhëmbët janë në kontakt të shpeshtë me pije që përmbajnë sheqer, rritet rreziku i kariesit.
7. Përtypni çamçakëz pa sheqer për nje hark kohor prej 20 min, pas ngrënies për të reduktuar rrezikun e prishjes së dhëmbëve, sepse ato rrisin rrjedhjen e pështymës se dobishme ne gojen tuaj.
8. Lani dhëmbët tuaja të paktën dy herë në ditë me një kolinos me fluor. Zëvendësoni furçën e dhëmbëve tuaj çdo 2 ose 3 muaj, ose më shpejt nëse shikoni qe eshte demtuar.
9. Pastroni hapësirën midis dhëmbëve tuaj te pakten nje here ne dite me fije per dhembet ne menyr qe ato te jene sa me te pastra.
10. Vizitoni dentistin tuaj te pakten njeher ne vit, për më shumë informacion, për parandalimin e semundjeve te gojes dhe per shëndetin e saj.
Dott.ssa Dahirida Rami
Studio Dentistico il Mulino
Corso Alessandria, 4
14100 - Asti
Telefono 0141 437151
E mail info@lostudiodentistico.it
Sito web www.lostudiodentistico.it